Revista prestigjioze Lonely Planet i ka dedikuar një shkrim të veçantë udhëtimeve dhe vendeve epike që mund të sodisni në Ballkan, nëse zgjidhni të udhëtoni me makinë.

Në këtë listë ku dominojmë vende të tilla si Kroacia, Bullgaria Bosnje-Hercegovina, si edhe Shqipëria.

Nëse pëlqeni udhëtimet me makinë vendet mahnitëse të ballkanit do ju lenë pafjalë. Të udhëtosh me makinë përmes peizazhit epik të Gadishullit të Ballkanit, ose përgjatë ujërave të detit Adriatik është një mënyrë fantastike për të eksploruar këtë pjesë të Evropës Juglindore, shkruan Lonely Planet.

Foto shkëputur nga Lonely Planet © Creative Travel Projects / Shutterstock

Për më tepër revista i fton të pasionuarit të udhëtimeve me makinë të lexojnë këtë artikull dhe të frymëzohen në këtë aventurë në katër drejtime piktoreske që tregojnë plazhet përrallore të rajonit, vargmalet epike, kështjellat antike si edhe luginat idilike.

Përshkrimin Lonely Planet e nis me rrugën kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, një rrugë e cila kalon përmes Alpeve Dinarike.  Për ata që përshkruajnë këtë itenerar, dy vendet fqinje të cilat ndajnë vijën bregdetare të mrekullueshme të Adriatikut, do të mahniten për ndryshimet e relieve që do të përshkojnë.

Për sa i përket pjesës Shqiptare, Lonely Planet ka përzgjedhur rrugën përmes Llogarasë, nga Vlora në Himarë.

Për të gjithë alpinistët, motoçiklistët, dashamirësit e plazhit dhe pasionantët e historisë, me përshkrimin e kësaj rruge ju do të shijoni pamjet gjithëpërfshirëse të luginës se Dukatit në veri dhe të rivierës shqiptare në jug, shkruan Lonely Planet.

Gjiri i Gramës, Foto Granit Temaj

Ajo që vë në dukje edhe revista është se përveç plazheve mahnitëse që përshkojnë vijën bregdetare të Jonit, ajo që do ju bjerë në sy, përfshin edhe një tufë dhensh që ecin nëpër rrugë me bariun e tyre, ose vendasit që hipin në mushka.

Në rrugën prej 72 kilometrash, ndalesat sigurisht që do të bëhen në plazhet e bukura të Orikumit dhe Dhërmiut. Midis këtyre dy plazheve do të gjeni edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë, konsideruar si shtëpia e disa prej shtigjeve më të mira për shëtitje në vend. Parku kombinon ajrin e freskët malor i cili ka një lartësi të konsiderueshme, si edhe  flladin e Detit Jon, duke e kthyer kështu në një vend të shkëlqyeshëm për disa aventura në natyrë ose një piknik i thjeshtë familjar.

Qafa e Llogarasë, Vlora. Foto nga Arian Mavriqi.

Lonely Planet e mbyll përshkrimin duke rekomanduar pushuesit që vizitën ta mbyllin në Himarë, vend i cili karakterizohet me një plazh të virgjër. Gjithashtu përgjatë bregut të qetë të Himarës ju mund të gjeni restorante me ushqime të freskëta deti, ku do të provoni shijen e vërtete shqiptare, pse jo të shijoni edhe rakine tradicionale.Himara, South Albania

Plazhi i Himarës, Vlorë, ©Fation Plaku