Ndërsa pjesa më e madhe e vendit është gdhirë me mot me reshje e vranësira, në zonat malore të juglindjes bora ka shtruar qilimin e bardhë.

Më e dendur ka qenë në majë të Mashkullorës në Vithkuq, ku trashësia ka shkuar ne disa cm. Reshje ka pasur mëngjesin e sotëm edhe në Dardhë, Voskopojë, si dhe në zonat e tjera malore, në lartësitë mbi 1000 m.

Trashësia në Dardhë, nga Muri i Musait deri në fshat, shkon nga 3 deri në 5 cm. Nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve.

Nëse keni planifikuar një fundjavë drejt Korçës, mund të jeni me fat dhe të shkrepni fotot e para nën dëborë për këtë vit