Swedish Nomad vjen përsëri me sugjerimet e tij mbi Shqipërinë, kësaj rradhe me listën e tij dedikuar gastronomisë së vendit duke përzgjedhur 15 pjata të cilat i kanë lënë përshtypje të mira nga vizita e tij në vend.  

Një prej portaleve më të njohur të turizmit global, Swedish Nomad, poston rregullisht listat e tij mbi vende të ndryshëm, lista të cilat mbahen si disa nga më të saktat dhe të besueshmet në treg. Pasi Swedish Nomad kryen vizitën e tij në vendin e rradhës, ai rendit pikërisht ato gjëra që i kanë lënë vërtet mbresa nga vizita. Me sa duket, nga Shqipëria, blogeri i njohur ka veçuar 15 plazhet më të mirë si edhe tashmë 15 gatimet tradicionale shqiptare që duhen provuar nga gjithkush. Ndonëse shumë prej nesh i njohim këto pjata, mbetet gjithmonë interesante të shohësh se cilat janë ato gatime të cilat vlerësohen nga vizitorët ndërkombëtarë.Burimi i fotos: heneedsfood.com.

Burimi i fotos: heneedsfood.com.

Pa dyshim, lista nis me tavën e kosit, specialiteti nga Elbasani i cili i bën të gjithë për vete! Mbetet një pjatë po aq e veçanë sa edhe universale, e cila në përbërjen e saj kombinon shije po aq të papritura sa edhe të këndshme.Fërgesa tradicionale  me mish mbetet një pjatë e preferuar e turistëve e po ashtu edhe e Swedish Nomad, i cili e rendit të dytën në listën e tij.

Flija tradicionale. Foto nga Ardian Ismaili.

Disa nga specialitetet e tjera të përmendura nga blogeri janë specat me gjizë, qoftet, qifqitë, flija dhe petullat, si edhe mishi dhe perimet e skarës, pikërisht ashtu si përgatiten në restorantet shqiptare. Nuk mund të mungojnë edhe shumë të tjera si byreku, të cilin blogeri e preferon me djath apo me spina , rakija, dhe ëmbëlsirat shqiptare si bakllavaja, shëndetlija dhe kabunija.

Fërgesa e Shqipërisë së Mesme. Burimi: flicker.com

Ajo e cila na habit gjithnjë është dashuria e turistëve për fasulet, pasi kjo pjatë shërbehet shpesh në tryezat shqiptare, aq shpesh sa edhe mund të harrojmë vlerat e shijen e saj! Megjithatë, vlen të na kujtojë Swedish Nomad se vërtet kuzhina shqiptare, e restorantit dhe e tryezës së shtëpisë, mbetet një nga më të mirat në botë!Shendetlija

Shendetlija

Në artikull, gjenden plot informacione të tjera interesante si përshkrimi i gatimeve shqiptare sipas zonave, menuja tradicionale e Vitit të Ri, e plot të tjera.